Gjykata ndalon dëbimin e gruas nga Maqedonia, rrezikohet nga vetëvrasja

Lajme

Gjykata ndalon dëbimin e gruas nga Maqedonia, rrezikohet nga vetëvrasja

Nga: Bota sot Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 11:41
Gjykata e Mannheim

Një grua e cënuar nga vetëvrasja me origjinë nga Maqedonia nuk mund të dëbohet nga Gjermania, për shkak të rrezikut potencial që mund të shfaqte në vendin e origjinës, shkruan swp.de Vendimi ndryshoi nga fillimi i shkurtit kur autoritetet gjermane morën një email nga kolegët e tyre maqedonas.

"Me dëbimin e saj, autoritetet gjermane rrezikojnë shëndetin dhe jetën e të prekurës,” u tha në gjykatën e së mërkurës.

Autoritetet gjermane kishin kërkuar nga kolegët maqedonas, që në aeroport atë grua ta presin mjekët e Shkupit, megjithatë Gjykata e Mannheim theksoi se “sistemi nuk njeh masa paraprake të dështimeve të mundshme teknike ose gabimeve njerëzore.”

Përderisa ekziston rrezik konkret, që shëndeti i të huajve rrezikohet përmes dëbimit, atëherë është “ligjore të pezullohet depërtimi për shkak të aspekteve ligjore.” Ngjashëm po e njëjta gjykatë vendosi mosdëbimin e dy afganëve - njëri për shkak se kishte krijuar familje, tjetri për shkak se vuante nga depresioni.

Vendimi nuk është kontestuar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat