OBSH: Ndotja e mjedisit shkaktare e vdekjes së 1,7 milionë fëmijëve në vit

Lajme

OBSH: Ndotja e mjedisit shkaktare e vdekjes së 1,7 milionë fëmijëve në vit

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:47
Ilustrim

Sipas një raporti të OBSH-së, një numër i konsiderueshëm sëmundjesh që janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve të fëmijët e grupmoshës 1-5 vjeç si diarre, malaria dhe pneumonia mund të parandalohen në sajë të ndërhyrjeve te rreziqet e mjedisit, si furnizimi me ujë të pijshëm dhe përdorimi i lëndëve të pastra djegëse për përgatitjen e vakteve ushqimore.

“Një mjedis i ndotur është vdekjeprurës, kryesisht për fëmijët në moshë të vogël”, vë theksin drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan.

Fëmijët e grupmoshave më të vogla janë kryesisht më të rrezikuar ndaj ndotjes së atmosferës dhe ujit pasi organet dhe sistemi i tyre imunitar janë në proces zhvillimi dhe rritjeje, veçanërisht të rrugëve të frymëmarrjes.

Ekspozimet e rrezikshme mund të kenë zanafillën gjatë shtatzanisë dhe paraqesin një rritje të rrezikut të lindjeve të parakohshme.

Përveç kësaj, gjatë kohës që foshnjat dhe fëmijët në moshën parashkollore janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit në ambientet e brendshme dhe të jashtme dhe konsumimit pasiv të duhanit, ekziston një rrezik më i madh për t’u prekur nga pneumonia gjatë fëmijërisë dhe infeksioneve kronike në rrugët e frymëmarrjes i tillë si astma.

Ekspozimi ndaj ndotjes së atmosferës mundet gjithashtu të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, atakut cerebral dhe kancerit përgjatë gjithë jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat