Prokurori lexon SMS-të për tender të Grabovcit me Mehmet Shkodrën

Lajme

Prokurori lexon SMS-të për tender të Grabovcit me Mehmet Shkodrën

Më: 15 mars 2017 Në ora: 14:10
Adem Grabovci në gjykatë

Ish-zëvendësministri i MTPT, Adem Grabovci ka mohuar ta ketë njohur biznesmenin e tashmë të ndjerë Mehmet Shkodra. Deputeti i PDK’së gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë për rastin MTPT ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve tjerë, tha se edhe gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit u ka treguar se kurrë nuk e ka takuar këtë person

"Z.zavendsministr, nsa ora sot mundesh me pritë Mehmet Shkodren, ai është në Prishtinë. Shëndet, Izmiu"' ishte njëri nga SMS’të që prokurori lexoi në seancë që Izmi Zeka i ka dërguar Grabovcit më 11 mars 2009 për të azhurnuar një takim mes ish-zëvendësministrit me biznesmenin e ndjerë Shkodra, raporton Gazeta Express nga seanca gjyqësore.

"Ma herët kur jam marrë në pyetje e kam dhënë deklaratën time atëherë pikërisht për këta SMS. Jam pyet edhe për këtë emër, kurrë asnjëherë nuk e kam takuar, dhe nuk e njoh. Ka pas insistim edhe nga Izmiu edhe nga Qemaj Mustafa që ta takojë këtë person, por edhe nga vet që më kishte shkruar ky person. Dhe kurrë nuk e kam taku", iu përgjigj Grabovci prokurorit, pas leximit të SMS've dhe pyetjes nëse e ka takuar apo dëgjuar emrin e Mehmet Shkodrës.

Megjithatë, tutje prokurori i ka lexuar Grabovcit SMS’të që Shkodra ia kishte dërguar direkt Grabovcit, në mars të 2009'ës, raporton Express.

Në përmbajtje zbulohet se Shkodra kishte kërkuar nga drejtuesit e MTPT'së tender për mirëmbajtjen e rrugëve.

"Z, zevendes a jane fjalte qysh me ki thane per mirmbajtjen e rrugeve. Mehmet shkodra gjilan" dhe , "mirmrama z.adem a ka ymut me u kry qajo pune. Mehmet shkodra gjilan", janë mesazhet që ka lexuar prokurori i EULEX’it në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Përkundër këtyre, Grabovci edhe me tutje ka insistuar se nuk e ka njohur Mehmet Shkodrën.

"Një provokim banal, idiot", i ka quajtur Grabovci SMS'të e dërguara nga Shkodra, pasi prokurori e ka pyetur se si ka mundësi që ka marrë SMS nga personi në fjalë përderisa ish-zëvendësministri pretendon se nuk janë njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat