“O Halil Matoshi, që ti vetit shqiptar si thue, për haxhiqamilat kam me këndue gjithmonë”

Lajme

“O Halil Matoshi, që ti vetit shqiptar si thue, për haxhiqamilat kam me këndue gjithmonë”

Më: 18 mars 2017 Në ora: 13:01
Halil Matoshi

Këngëtari Malësori i ka hedhur një rrufe të fuqishme Halil Matoshit pas një polemike të bërë në distancë. Por, në pamundësi që Malësor Prënkoçaj t’ia kthente Matoshit privatisht, pasi ky ia kishte pamundësuar duke ia bërë ‘bllok’, këngëtari ka shfryrë në publik. Nuk dihet nëse Matoshi do ti rezitojë kësaj goditje, pa e provu me tregu, që nuk është ma shqiptar, siç e thotë Malësori, por që ndoshta burrninë malësorqe e ka rujt nga krejt trashëgimia shqiptare që e ka pas, me rrënjët gollakëqe.

Më poshtë lexojeni reagimin e Malësorit

“Më paska shkrua në mënyrë shumë cubçe e daiçe ky Halil Matoshi pa me mujt me ia kthye mesazhin, sepse sa më ka shkruar më ka bllokuar menjëherë? Paramendoni ky që flet e stërflet për të drejtën e fjalës e shprehjes në shoqninë tonë, më thotë: “Mos e përmend emnin tem”, bile më urdhnon!K ështu ky e tregon qartë se të gjitha ato që i flet nëpër media nuk kanë të bëjnë me qëndrimin e tij, por del e na ban teatër në mënyrën e tij. Dmth i mjeri ai që bindet me (shpër)qëndrimet e tij!

Halil e the mos me ta përmend emnin ngase nuk të njoh personalisht! Shumë bukur. Po ja që ti dikur shkruajshe për plagjiaturën në estradën tonë dhe e pate përmend në një artikull këngën time “Kthehuni” si një nga shembujt e kopjimit dhe plagjiaturës nga “turbo folku i serbëve”, siç e pate thanë! As unë s’të njihësha personalisht, por ja që ma pate marr për gojë padrejtësisht këngën time ma të dashtun! Tash, përpas mënyrëes s’ate ish dashtë, cubçe, me të kërkuar e me ta ndaluar me më përmend? Po falë Zotit as ti,e as ata si ti, nuk e gjetën një kangë të huaj prej së cilës e kisha pas kopjua unë kangën “Kthehuni”.

Të kam nie tue i përqesh këngët me çiftelia, po s’ke faj se sot gjithkush po knon me çifteli… Por, nuk e ka lind nana atë bir shqiptarit (nime ti nuk deklarohesh shqiptar) që mund ti përqeshi as folklorin tonë e as kangët lavdë për burrneshat e burrat tonë, që ti po i quan “terrorist”, siç e quajte mramë në emision Avni Rrustemin!

Sa për dijeninë tande e kam fshi postimin, sepse të shajshin në komente, e unë shamjet nuk i lejoj në profilin tim, bile as kur të shajnë ty. Por, 100% qëndroj pas asaj që e kam postuar mramë.

PS: Mos të më kishe bllokuar, të isha përgjigj në mesazh privat, e kështu mu desht publikisht… E haxhiqamil e esadpashë kam me e quajt atë që e meriton, bile edhe nëpër kangë, se e kam ndër mend me e ba një kangë për antivlerat në shoqninë tonë”, shkruan Malësori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat