Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës asnjë motiv për të dalë në zgjedhjet presidenciale në Serbi

Lajme

Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës asnjë motiv për të dalë në zgjedhjet presidenciale në Serbi

Më: 18 mars 2017 Në ora: 21:18
Mr.Sc.Refik Hasani

Paralajmërimi se zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen në muajin tjetër më 2 prill,prandaj shqiptarët e krahinës që përfshin komunën e Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës jo që nuk do të duhej t’i përgjigjen kësaj pjesëmarrje pa nuk kan asnjë motiv për këto zgjedhje.

Në një Rajon ku shumica jan të banuar si një kolektivitet homogjen dhe shteti  vazhdon t’i diskriminon në të gjitha kuptimet, si mundë të dalin në këto zgjedhje.

Edhe subjektet politike që veprojn në  këtë krahinë do të duhej të mos i përgjigjen daljes në këto zgjedhje. Të gjithë presidentët që nga vitete 90-ta asgjë nuk kan ndërmarrë në të mirë të ruajtjes së drejtave të njeriut dhe atij kolektiv për shqiptarët në Medvegjë Bujanoc dhe Preshevë prandaj edhe nuk kan asnjë motiv  për këto zgjedhje. Mbajtja dhe organizimi i zgjedhjeve për president të Serbisë edhe në Kosovë nuk do të duhej lejuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat