Polici izraelit rrah shkelma e grushta palestinezin (+18)

Lajme

Polici izraelit rrah shkelma e grushta palestinezin (+18)

Më: 24 mars 2017 Në ora: 00:01
Pamje nga rrahja

Ka filluar të qarkullojë në internet një video, në të cilin shihet një polic izraelit duke rrahur grushta e shkelma një palestinez që po qëndronte pranë kamionit të tij.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në pjesën lindore të Jerusalemit, ku shihet një polic duke grushtuar dhe shkelmuar shoferin e një kamioni për të cilit raportohet të jetë i moshës 50-vjeçe.

Dhe derisa polici ushtron dhunë ndaj shoferit palestinez, disa burra afrohen pranë tyre duke u munduar ta qetësojnë situatën, por edhe ata e pësojnë nga polici i cili i godet edhe ata.

Lidhur me publikimin e kësaj videoja kanë reaguar autoritetet e policisë izraelite, të cilët e kanë cilësuar rastin si “turpërues” për policinë izraelite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat