Dorëzohet Anita Haradinaj, më janë harxhuar…

Lajme

Dorëzohet Anita Haradinaj, më janë harxhuar…

Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:22
Anita Haradinaj

Anita Haradinaj po konsideron të habitshëm rastin e zvarritjes së procesit të ndalimit të bashkëshortit të saj, kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Ajo madje ka rrëfyer momentin kur Haradinaj u ndalua në aeroport në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.

Ajo shpjegon se zakonisht Haradinaj ndalohej nëpër aeroporte dhe e merrnin në pyetje për shkak të akt – akuzës mbi të, megjithatë ajo tregon se gjithnjë kishte kaluar pa probleme, përveç kësaj here në Francë.

Bashkëshortja e Haradinajt sapo është kthyer nga Franca dhe ajo shprehet se kreu i AAK-së është shumë mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Veç tjerash në një intervistë të realizuar në Klan, Anita po ashtu rrëfeu dhe momentin kur ndodhi arrestimi i Ramush Haradinajt, ku sipas saj tashmë është mësuar të menaxhojë dhimbjen.

”Ramushi po qëndron në shtëpinë e Konsullit në Strazburg dhe është në pritje që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë punën aty ku e ka lënë. Kosova këto ditë ka nevojë për një opozitë të fortë, të cilën Ramushi e ka menaxhuar shumë mirë”.

Por si ka ndryshuar jeta e Anitës këto kohë, që bashkëshorti i saj është larg familjes.

”Procesi i Hagës ka zgjatur 10 vite dhe gjithçka e kam bërë vetë… jam mësuar të funksionoj vetë, por nuk doja që të mësohem dhe doja t’i kurseja fëmijët nga ndjenja e keqe që mund t’i japë drejtësia, gjyqësori”.

”Mendoja se më ishin harxhuar lotët”.

”Kur humba time më nuk kam qarë fare dhe fillova që të shqetësohesha. Kur ndodhi kjo me Ramushin kaluan tre – katër ditë dhe një moment jam ulur dhe i kam thënë tim vëllai: nuk mundem më!”

Me profesion gazetare, Anita foli edhe për karrierën e saj 17 vite në këtë profesion, për bashkëjetesën me një politikan, ashtu sikurse edhe për dasmën e saj me të, në vitin 2003.

Anita Haradinaj ndau me publikun edhe pasionin e saj të veçantë për sportin.

Në fund, ajo pati edhe një mesazh inkurajues për gratë.

”Të jesh grua është diçka e madhe. Unë do të doja që të gjitha gratë t’i shihja të forta, me shumë vullnet për jetën dhe të fuqishme” ka përfunduar ajo në ”Rudina”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat