Terroristit serb që deshi ta vrasë Gjukanoviqin i vazhdohet paraburgimi

Lajme

Terroristit serb që deshi ta vrasë Gjukanoviqin i vazhdohet paraburgimi

Më: 14 prill 2017 Në ora: 19:42
Aksioni i Policisë

Gjykata e Lartë në Podgoricë ka vendosur që ta vazhdojë paraburgimin e gjashtë personave të dyshuar për organizimin e grusht-shtetit gjatë zgjedhjeve në Mal të Zi, në mesin e tyre edhe ish liderit të xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq.

Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut që të dyshuarit mund të arratisen, shkruan media serbe.

Michael Cadenovic, Andrija Mandiq, Branko Miliq, Milan Dushiq, Srboljub Gjorgjeviq dhe Dragan Maksiq, janë të dyshuarit e tjerë që po mbahen në paraburgim.

Mbrojtja e të akuzuarve e ka parë këtë vendim si të gabuar i cili nuk është i bazuar në dëshmi dhe fakte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat