"Me Erdogan, Turqia po shkon drejt një Shteti Islamik"

Lajme

"Me Erdogan, Turqia po shkon drejt një Shteti Islamik"

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:52
Erdogan

Ushtria turke është përdorur në tentimin për të ruajtur shtetin laik.

Kështu thotë, opinionisti Albert Heta, kur ka folur për referendumin e mbajtur në Turqi.

“Ky shtet po lëviz drejt krijimit të idesë së një Shteti Islamik gjatë pushtetit të Erdoganit”, ka thënë Heta.

“Ekonomia turke është e fuqishme”.

“Ushtria në Turqi ka funksionuar si garantues i shtetit laik”, ka thënë Heta.

“Ka qenë shtet islamik dhe është marrë një vizion i një elite të caktuar për të pasur interes rregullimin e brendshëm të Turqisë”, ka theksuar ai.

Më tej ka theksuar se ushtrisë turke i janë dhënë funksione të ndryshme të cilat sipas tij kanë qenë keqpërdorime.

“Ushtria ka pasur funksionin për të ruajtur shtetin laik”, ka shtuar Heta.

Ai në fund ka thënë se pjesët më të pazhvilluara e përkrahin në këtë moment Taip Erdogan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat