Kancelari austriak shpërndan pica

Lajme

Kancelari austriak shpërndan pica

Më: 19 prill 2017 Në ora: 20:04
Kancelari austriak Christian Kern shpërndan pica

Kancelari austriak, Christian Kern ka kaluar një mbrëmje të tërë duke shpërndarë pica në Vjenë, në përpjekje për të vendosur kontakte me votuesit dhe për t’u njohur me shqetësimet e tyre, duke përforcuar sinjalet se Partia Socialdemokrate po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

Lideri mbante veshur një uniformë të kuqe gjatë shërbimit nëpër familje, të cilave nuk u ra aspak në sy prania e tij, ndërkohë që Kern i pyeste për politikën, sipas një videoje postuar ne faqen e tij në Facebook, e cila ka pasur 70000 klikime, një orë pas publikimit.

Austria është në kulmin e një fushatë parazgjedhore jozyrtare, ndonëse zgjedhjet për parlamentin e ri nuk priten të zhvillohen deri nga vjeshta e vitit të ardhshëm.

”Dëshiroja të bisedoja pasi mendova se ishte një mundësi e mire për t’u njohur me njerëzit”,  thotë Kern në video.

”A keni ndonjë bakshish për mua”, pyeti ai një vajzë, teksa ajo dukej e habitur.

Spoti publicitar mori qindra komente të cilat ishin pozitive në shumicën e rasteve.

Por, disa përdorues të rrjeteve sociale shprehën dyshimin e tyre se Kern ishte më shumë i interesuar në marrëdhëniet më publikun, sesa në punën e tij konkrete, madje njëri prej tyre e etiketoi videon si populizëm me pica.

Nëse zgjedhjet zhvillohen në 2018-ën, siç parashikohet, fushata elektorale do përkojë me radhën e Austrisë për të marre presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të po atij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat