Rashiq: Mustafa nuk po e respekton marrëveshjen e Brukselit

Lajme

Rashiq: Mustafa nuk po e respekton marrëveshjen e Brukselit

Më: 20 prill 2017 Në ora: 19:33
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Nenad Rashiq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Nenad Rashiq, deklaroi se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nuk po respekton marrëveshjen e arritur në Bruksel.

"Unë nuk e di se nga e mori ai, atë për sa i përket mungesës së interesit, por unë më parë do të them se ai është indiferent ndaj marrëveshjeve të punës. Mustafa nuk respekton as nismën as kërkesat që kemi në periudhën e kaluar ka pasur", ka thënë Rashiq për mediat serbe.

Rashiq këto komente i bërë pas kryeministri i Kosovës Isa Mustafës, tha se përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë të interesuar për formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbë (AKS).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat