Teoritë konspirative luftënxitëse serbe: Shqiptarët po përgatiten për luftë

Lajme

Teoritë konspirative luftënxitëse serbe: Shqiptarët po përgatiten për luftë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 11:53
ilustrim

Mediat serbe vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit të luftës me teori konspirative dhe artikuj për kinse organizimin dhe armatosjen e shqiptarëve në Kosovë, por edhe në vendet përreth.

Gazeta serbe “Alo” shkruan se “në territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë po bëhet mobilizimi dhe stërvitja e fshehtë e ekstremistëve shqiptarë dhe anëtarëve të organizatës AKSH.

Sipas burimeve të kësaj gazete anëtarët e organizatës AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) janë të armatosur deri në dhëmbë, kurse stërvitjen e njësiteve të tyre e bëjnë natën në vende të fshehura mirë.

Analisti serb Sasha Borojeviq, konfirmon se në territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë po bëhet një mobilizim i fshehtë.

“Javën e fundit është duke u kryer stërvitje e natës dhe përgatitja e ‘terroristëve, pjesëtarë të AKSH’. Vlen të theksohet se përfaqësuesit e administratës ndërkombëtare në Kosovë, nga vitin 1999 e deri më sot asnjëherë nuk e kanë çarmatosur ish-UÇK-në, as nuk kanë vënë në kontroll armatimin. Pjesa më e madhe e këtij armatimi vazhdon të jetë në duart e ish pjesëtarëve të UÇK-së. Krejt kjo tregon se shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe se nuk do të zgjedhin mjete për realizimin e këtij qëllimi…”, ka thënë Borojeviq, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, në Kosova ka mbi 800 mijë armë ilegale dhe mbi një milion granata dore.

Analisti serb parashikon një kaos të madh në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat