Kufijtë mes dy shteteve shqiptar nuk kanë asnjë vlerë

Lajme

Kufijtë mes dy shteteve shqiptar nuk kanë asnjë vlerë

Nga: Diana Bunjaku Më: 23 prill 2017 Në ora: 22:48
Artur Roshi Kryetari i Partise Balli Kombetar Demokrat Shqiptar ne takim me kryetarin e Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës Gazmend Islami

Artur Roshi Kryetari i Partise Balli Kombetar Demokrat Shqiptar ,sot morri pjesë në një konferencë e zhvilluar në Prishtinë i ftuar nga kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës Gazmend Islami.

Konferenca e cila mblodhi në një vend personalitete nga vendet e ndryshme ishte me temën “Kufijtë mes dy shteteve shqiptare nuk kanë asnje vlerë”.

Artur Roshi i cili kishte ardhur enkas në Prishtinë në këtë konferencë shoqërohej edhe këtë takim nga Edi Belishova sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Ballit Kombëta Demokrat Shqipëtar.

Në këtë konferencë folën edhe personalitete të tjera të Kosovës që u paraqitën me punimet e tyre si profesor: Fadil Curri, Mr i Shkencave të Sigurisë, Prof. Avni Islami, kryetarja e gruas së BKD –së Donika Raka- Xhemajli, etj. Pjesëmarrjen me kumtesa e prezantuan edhe: Prof. Hyzri Salihu, publicisti dhe shkrimtari, Afrim Mustafa, Publicisti dhe analisti, Islam Krasniqi, ish i burgosuri politik Hajredin Kaza nga Ilirida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat