Shënohet 19 vjetori i daljes publike të UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut

Lajme

Shënohet 19 vjetori i daljes publike të UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut

Nga: Bota sot Më: 26 prill 2017 Në ora: 07:32
Zona operative e Pashtrikut

Sot do të shënohet 19 vjetori i daljes publike të UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut. Shënimi i përvjetorit do të bëhet në ora 11:30 në SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc të Rahovecit.

Sipas listave fillestare në këtë zonë kanë rënë 440 dëshmorë të kombit e 724 janë invalidë të luftës.

Nga kjo Zonë që ka pasur gjithsej gjashtë brigada, statusin e veteranit e kanë fituar 5550 veteranë. Listat e Zonës së Pashtrikut publikohen pas atyre të Shalës, Nerodimes, Karadakut dhe Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat