Musliu gëzohet për Metën President

Lajme

Musliu gëzohet për Metën President

Më: 28 prill 2017 Në ora: 22:32
Ilir Meta dhe Jonuz Musliu

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, me urimet më të sinqerta ka përshëndetur zgjedhjen e Ilir Metës, president të Republikës së Shqipërisë.

“Më ka gëzuar shumë lajmi për zgjedhjen e mikut tim, Ilir Meta, për president Shqipërie. Kam besimin e plotë se presidenti i ri, do të angazhohet për forcimin e perspektivës evropiane, jo vetëm të bashkëkombësve tanë, por edhe të shqiptarëve jashtë shtetit amë. Jam i bindur thellë se kontributi i presidentit Meta, do të jetë edhe më i madh ndaj Luginës së Preshevës, i cili është njëri nga personalitetet e shquara politike e institucionale, që më së shumti i ka vizituar komunat në lindje të Kosovës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe është më i informuari për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të këtij rajoni”, thekson në mesazhin e tij përgëzues, Jonuz Musliu, kryetar i KKSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat