Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Lajme

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 14:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person në moshë është gjetur i vdekur sot në banesën e tij në Prishtinë.

Vdekja, të cilën aktualisht policia dhe prokurori e kanë cilësuar si vdekje të dyshimtë ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Media nga burimet brenda policisë ka mësuar se i vdekuri ka qenë në moshën 85-vjeçare.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë ende me rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat