Një fshat i vogël në Gjermani së shpejti do të jetë qendra e BE-së

Lajme

Një fshat i vogël në Gjermani së shpejti do të jetë qendra e BE-së

Më: 3 maj 2017 Në ora: 16:23
Fshati Gadheim në rajonin jugor të Bavarisë

Dalja e afërt e Britanisë nga Bashkimi Evropian është duke u mirëpritur të paktën nga një fshat në Gjermani.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për fshatin Gadheim në rajonin jugor të Bavarisë.

Sipas institutit IGN në Paris, vendbanimi i vetëm 89 njerëzve do të bëhet qendra gjeografike e bllokut evropian më 29 mars 2019.

“Menduam se ishte një shaka e Prillit në fillim”, ka thënë Juergen Goetz, kryebashkiaku i Veitshoechheimit pranë këtij fshati, pasi Gadheim është shumë i vogël për të pasur të vetin.

Madje, siç thuhet më tej, vendorët thuhet se kanë ngritur një grup në WhatsApp për të diskutuar rreth lajmit dhe për të gjetur mënyrën më të mirë për ta festuar këtë lajm. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat