Lajmërohet edhe Gjuriq, flet diçka për Haradinajn

Lajme

Lajmërohet edhe Gjuriq, flet diçka për Haradinajn

Më: 3 maj 2017 Në ora: 16:46
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë sot se është i shqetësuar pasi komuniteti ndërkombëtar nuk po reagon për kërcënimin e Ramush Haradinaj ndaj serbëve, por edhe ndaj presidentit të sapo zgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka theksuar se me lirimin e Haradinajt është hapur ‘kutia e Pandorës'.

 “Tani ju mund të shihni se lirimi i Ramush Haradinajt e ka hapur kutinë e Pandorës në Kosovë. Kutia e Pandorës e së keqes, urrejtjes dhe kërcënimeve nga njerëzit të cilët në të kaluarën kanë treguar se janë të gatshëm për gjëra të këqija”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat