Pos LDK-së, Delawie takime edhe me parti të tjera

Lajme

Pos LDK-së, Delawie takime edhe me parti të tjera

Më: 8 maj 2017 Në ora: 17:14
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Greg Delawie, do të jetë nesër pjesë e takimit të Kryeministrit Isa Mustafa me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, burime të medias bëjnë të ditur se Ambasadori Delawie përveç deputetëve të LDK-së do të takojë dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës e po ashtu dhe deputetë të tjerë të Parlamentit.

Ky takim në mes Kryesisë së LDK-së e Ambasadorit Delawie, vjen një ditë pas dështimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku pritej të procedohej çështja e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat