Punëdhënësja ia pret dorën djaloshit, sepse i kishte kërkuar ushqim dhe rrogë

Lajme

Punëdhënësja ia pret dorën djaloshit, sepse i kishte kërkuar ushqim dhe rrogë

Më: 11 maj 2017 Në ora: 15:48
Pamje nga video

Një punëdhënëse në Pakistan ia ka prerë dorën një djaloshit “për t’i dhënë mësim”, sepse kishte kërkuar ushqim dhe rrogë, raportojnë mediat lokale.

Djaloshi, 13-vjeçar, raportohet se ishte i punësuar i një zonje, të identifikuar si Shafqat Bibi, me një rrogë prej 29 dollarë për t’i ushqyer kafshët e saj dhe për të punuar në shtëpinë e saj në provincën Punjab.

Javën e kaluar, djaloshi kishte refuzuar që të bënte punën e vet derisa zonja ta paguante dhe ushqente, për shkak se ishte varfanjak dhe po vuante urie.

Zonja, megjithatë, ishte zemëruar nga kërkesat e tij duke ia vendosur atij dorën në një makinë të kositjes së barit për t’i dhënë mësim atij.

“Javën e kaluar, Shafqat Bibi u bë shumë nervoz me Irfan kur ai ia kërkoi rrogën e vet. Ajo ia preu dorën e djathtë me një makinë të kositjes së barit për t’i dhënë mësim se ai kërkon rrogë pa e kryer punën, për t’i ushqyer kafshët,” ka thënë nëna e viktimës, sipas Hindustan Times.

Djalosh ishte dërguar në spital pas incidentit, por doktorët nuk kanë qenë në gjendje që t’ia shpëtojë dorën.

Shafqat Bibi është liruar pas pagesës për lirim me kusht.

Ndërsa vëllai e saj është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat