Flet politikani serb: Ja ku ka gabuar Serbia me Shqiptarët

Lajme

Flet politikani serb: Ja ku ka gabuar Serbia me Shqiptarët

Më: 14 maj 2017 Në ora: 17:08
Oliver Ivanovic

Një prej politikaneve serb të Kosovës, Oliver Ivanovic. Ka deklaruar se diplomacia dhe politika e Serbisë vazhdimisht ka nënçmuar shqiptarët dhe sipas tij ky është një gabim i madh historik.

“Ne kemi shumë paragjykime për shqiptarët, por në fakt nuk dimë shumë për ta. Për historinë e tyre, për kulturën, traditën dhe të tjerat”, ka thënë Ivanovic në mediat vendase.

Ivnaovic shton se politika serbe ka menduar se shqiptarët nuk mund të jetojnë me të tjerët, ndërkohë që është shprehur se të dy etnitë edhe mund të jetojnë tashmë në një rrethanë të caktuar.

“Mendoj se serbët dhe shqiptarët mund të bashkëjetojnë vetëm kur gjendet interes i madh i përbashkët. Realiteti i ri në Kosovë, çdo ditë e më shumë ka filluar të pranohet nga serbët. Sidomos nga ata serbë që jetojnë në Kosovë”, ka përfunduar politikane serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat