Sejdiu: Thaçi e Veseli për 10 vjet e bënë Kosovën vrimë të zezë të Evropës

Lajme

Sejdiu: Thaçi e Veseli për 10 vjet e bënë Kosovën vrimë të zezë të Evropës

Më: 14 maj 2017 Në ora: 17:58
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, ka reaguar pas premtimit të kreut të PDK-së Kadri Veseli se me qeverisjen e tij Kosova do të bëhet ‘Zvicra e Ballkanit’.

Sejdiu me këtë rast ka rikujtuar edhe një premtimin e paraardhësit të Veselit, Hashim Thaçit, i cili në vitin 2007 pati deklaruar për një gazetë gjermane se  ‘Vizioni i tij për Kosovën është ai i një Silicon Valley për Evropën Juglindore’.

Për Sejdiun,  Thaçi e Veseli për 10 vjet e kanë shndërruar Kosovën në një vrimë të zezë të Evropës.

“Njëri në vitin 2007 tha Kosova do të jetë si Sillicon Valley, tjetri në vitin 2017 po thotë që Kosova do të jetë Zvicrra e Ballkanit. Në fakt që të dy bashkë për këto 10 vite e bënë Kosovën vrimë të zezë të Evropës”, shkruan Sejdiu në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat