Thaçi ngushëllon familjen Dragaj

Lajme

Thaçi ngushëllon familjen Dragaj

Nga: Bota sot Më: 14 maj 2017 Në ora: 18:07
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime familjes Dragaj me rastin e vdekjes së ish- luftëtarit Shaban Dragaj.

Thaçi përmes një statusi në Facebook, ka  shkruar se ka qenë i pikëlluar pas lajmit për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Shaban Dragaj.

Ai e ka quajtur Dragajn guximtar e shpirt luftarak.

Postimi i plotë:

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Shaban Dragaj.

Me përvojën, guximin dhe shpirtin e tij luftarak, Shabani ishte gjithmonë frymëzim për shumë djem e vajza që i bashkoheshin luftës sonë çlirimtare.

Ngushëllime familjes Dragaj dhe të gjithë miqve e familjarëve të tij! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat