Ramazani fillon të shtunën

Lajme

Ramazani fillon të shtunën

Më: 25 maj 2017 Në ora: 11:55
Bashkësia Islame e Kosovës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 27 maj 2017.

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat