Ja çfarë moti na pret gjatë Ramazanit

Lajme

Ja çfarë moti na pret gjatë Ramazanit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 19:50
Ilustrim

Nesër fillon muaji i Ramazanit – dhe për të gjithë ata që kanë vendosur të agjërojnë, meteorologët kanë lajme të mira.

Sipas parashikimit afatgjatë – një mujor – në AccuWeather, temperaturat në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, nuk do të kalojnë pothuajse as mbi 30 gradë – që nënkupton se moti do të jetë i freskët për këtë periudhë.

Dita e parë e qershorit do të jetë 30 gradë, me vetëm dy ditë tjera me një temperaturë të tillë – dhe një ditë me 31 gradë C.

I gjithë muaji sipas AccuWeather do të jetë i freskët pastaj, me temperatura të cilat nuk do të arrijnë as 30 gradë.

Më poshtë mund ta shihni parashikimin për çdo ditë të muajit qershor:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat