Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet shënojnë rritje mbi 12%

Lajme

Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet shënojnë rritje mbi 12%

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:09
Ilustrim

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik gjatë periudhës janar-prill 2017 arritën rreth 2,770 milionë lekë, apo 12.13% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të AMF-së mbi zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2017, produkti MTPL e brendshme, në këtë periudhë shënoi rritje 14.25 % të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.57 % krahasuar me periudhën janar-prill 2016.

Produkti sigurim kufitar në periudhën janar-prill 2017 pati një ulje prej 5.39 % të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 3.57 % krahasuar me periudhën janar-prill 2016.

Produkti kartoni i gjelbër në periudhën janar-prill 2017, pati rritje 5.81 % të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 2.04 %.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat