Flet personi që është në fotografi me Molliqajn: Deri tash i kam 100 kërcënime

Lajme

Flet personi që është në fotografi me Molliqajn: Deri tash i kam 100 kërcënime

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 22:25
Dardan Molliqaj

Tash e sa kohë është duke qarkulluar në rrjete sociale një foto, në të cilën shihet njeriu i dytë i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, duke pozuar para këmbëve të Presidentit Hashim Thaçi. Molliqaj në një status në Facebook është munduar të arsyetojë këtë foto. Por, një fakt më ndryshe po e thotë personi që është me të në foto.

Smajl Zukaj, që është pjesë e fotografisë, ku shihet  Dardan Molliqaj, duke pozuar para këmbëve të Presidentit Hashim Thaçi, e ka treguar versionin origjinal të shkrepjes së kësaj fotoje.

Ai në një prononcim për media ka treguar se edhe ka marrë kërcënime, pasi këtë foto e ka postuar në profilin e tij.

“Kanë qenë zgjedhjet e vitit 2000.  Thaçi ka qenë në fushatë në Deçan, më këtë veç desha me i tregu Dardanit se ka qenë në PDK edhe kryetar i rinisë në Beleg”, ka thënë ai, duke treguar se deri më tash ka marrë edhe me qindra kërcënime.

“Deri tash 100 kërcënime me kanë ardhë”, ka treguar ai.

Zukaj ka bërë me dije se tani rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Suedisë, pasi aktualisht është duke jetuar atje.

“Kërcënime kam në telefon e Facebook. Tash i kam lajmëruar edhe policinë këtu”, ka thënë ai.

Pak minuta pas publikimit të shkrimit në media, me titull: Dardan Molliqaj i gjunjëzohet Hashim Thaçit, ka ardhur edhe reagimi i Molliqajt.

Ai e ka konfirmuar foton, por këtë e ka justifikuar me faktin se ka qenë axhami.

“Përndryshe, personi që e ka publikuar këtë foto është vëllau i Arif Zukajt i cili ka qenë një nga keqpërdoruesit e fondit “Vendlindja Thërret” në Gjermani dhe ka vjedhur dhjetra mijëra euro nga ky fond, thuhet në reagimin e Molliqajt në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat