Haradinaj: Trepça do të jetë gjenerator kyç i zhvillimit ekonomik

Lajme

Haradinaj: Trepça do të jetë gjenerator kyç i zhvillimit ekonomik

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 17:22
I nominuari për kryeministër të vendit Ramush Haradinaj,

I nominuari për kryeministër të vendit Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë, qytet për të cilin thotë se ‘është për keqardhje që një qytet që fle në ar, të vazhdojë të jetë i varfër.

Haradinaj ka  deklaruar se me qeverisjen e tij, Trepça do të shndërrohet në gjenerator kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Postimi i Haradinajt

Xehet e Mitrovicës, gjeneratori kyç i zhvillimit ekonomik!

Nga Podujeva vazhduam në Mitrovicë. Është për keqardhje që një qytet që “flen” në ar, vazhdon të jetë shumë i varfër.

Sa herë që kemi folur për vendimet e mëdha dhe të guximshme për vendin dhe qytetarët, po ua them se kemi menduar pikërisht edhe për Trepçën.

Trepça jonë do të shndërrohet në gjenerator kyç, shtytës të zhvillimit ekonomik të Kosovës, i një shteti gjithëpëfshirës më tërësi të plotë territoriale e me sovranitet.

Qytetarët e Kosovës, pa dallim, do të gëzojnë të drejtat e barabarta por edhe do të shfrytëzojnë të mirat e shtetit të përbashkët.

Kosova është një, e pandashme dhe për të vendosim vetëm ne, qytetarët e saj.

#KohapërFillimineRi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat