Hahn: Anëtarësimi në BE siguron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme

Hahn: Anëtarësimi në BE siguron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 17:01
Komisari evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Johanes Hahn

Komisari evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Johanes Hahn deklaroi të shtunën se anëtarësimi në Bashkimin Evropian siguron stabilitet në Ballkanin Perëndimor, por për këtë është e nevojshme që vendet e rajonit të përgatiten për hyrje.

“Stabiliteti në rajon mund të sigurohet vetëm nëse këto vende bëhen pjesë e BE-së, por për këtë nevojiten përgatitje, në kuptimin e ekonomisë dhe sundimit të ligjit”, tha Hahn në forumin evropian në Vahau.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat