Kështu raportojnë mediat arabe për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit

Lajme

Kështu raportojnë mediat arabe për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 20:10
Lavdrim Muhaxheri

Mediat elektronike arabe kanë raportuar rreth vdekjes së Lavdrim Muhaxherit, ish-liderit të shqiptarëve në ISIS.

Portali “Akh bar” e përshkruan Lavdrimin si një emigrant nga Kosova i cili më vonë u bë njeriu më i besuar i shefit të organizatës terroriste ISIS, Al-Bagdadit.

Lavdrim Muhaxheri, kreu i luftëtarëve shqiptarë të bashkuar me grupin e dhunshëm xhihadist, Shteti Islamik, është vrarë gjatë një sulmi me “drone” të forcave amerikane në Siri. 

Derisa vrasjen e kosovarit e ka konfirmuar ditë më parë vëllai i tij, Bajrami, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

 Lavdrimi, i cili mbante nofkën “Abu Abdullah al-Kosova” konsiderohej si njëri prej më të kërkuarve në rajon. 

Ai shihej prej kohësh si njëri prej drejtuesve të ISIS-it, pas ngjitjes së shpejtë në krye të “Brigadës ballkanike” të xhihadistëve.  Ndryshe, dronët amerikanë raportohet t’i kenë marrë jetën në sulmin e fundit edhe Bilall Haqifi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat