Thaçi: Kosova kurrë nuk do të harrojë mbështetjen e Kohl

Lajme

Thaçi: Kosova kurrë nuk do të harrojë mbështetjen e Kohl

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:52
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se asnjëherë nuk do të harrohet mbështetja e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl për lirinë e Kosovës.

Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter ka shkruar se Gjermania dhe bota humbën Helmut Kohl.

Postimi i plotë:

Gjermania dhe bota humbi Helmut Kohl. #Kosova kurrë nuk do të harrojë mbështetjen e tij për lirinë tonë, me zemër të madhe duke u lutur për refugjatët tanë. Pusho në paqe.

Helmut Kohl ndërroi jetë sot në moshën 87-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat