Flet Remi për Qeverinë e re, ja kush do ta formoj atë

Lajme

Flet Remi për Qeverinë e re, ja kush do ta formoj atë

Nga: H. Orana Më: 18 qershor 2017 Në ora: 18:56
Rrustem Mustafa-Remi

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi ka folur sërish për krijimin e qeverisë.

Remi thotë se qeveria do të formohet në afat record nga koalicioni PAN, me kryeministër Ramush Haradinajn.

“Në afat rekord pas përfundimit te procesit zgjedhor do të kemi formimin e Qeverisë nga PDK dhe koalicioni fitues me kryeministër Ramush Haradinaj. Mentaliteti me performanca të dobëta, jo krijuese dhe jo zhvillimore, në raport me interesat publike e shoqërore, do të largohen nga qeverisja”, thotë Remi për “Bota sot”.

Ish deputeti Rrustem Mustafa, ishte deklaruar për qeverinë e fundit se do të formohej nga një koalicion PDK-LDK, derisa pak kush e besonte këtë mundësi.

Megjithatë ishte zgjidhja e fundit për krijimin e qeverisë, e cila përfundoj pak javë me parë me një mocion mosbesimi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat