Oliver Schmitt për Aleksander Vucic: Nga nacionalist i ndyrë në i preferuar i mediave perëndimore

Lajme

Oliver Schmitt për Aleksander Vucic: Nga nacionalist i ndyrë në i preferuar i mediave perëndimore

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 qershor 2017 Në ora: 15:14
Aleksandar Vucic

Për historianin Oliver Jens Schmitt numri tre i fashistëve është udhëheqësi rumun Corneliu Zelea Codreanu (1899–1938), kuptohet pas Adolf Hitlerit dhe Benito Musolinit. Ai për median zvicerane “Basler Zeitung” ka theksuar bile se ndikimi te popullata e liderit rumun ka qenë më e suksesshme sesa e Hitlerit dhe Musolinit dhe ka qenë “fashisti më i pashëm i kohës”.

Por në pyetjen e gazetarit sesi e shikon rrezikun demokratik të vendeve të Europës lindore, pikërisht atë pjesë që ai e studion më tepër, Schmitt shprehet:

“Më të rrezikuara momentalisht janë Polonia dhe Hungaria. Por nuk duhet ta nxjerim Ballkanin jashtë Europës: Shqipëria, Maqedonia, Serbia - kanë modele të udhëheqësit autoritar, ku nacionalizmi përdoret si resurs, mediat dhe drejtësia janë në presione të mëdha dhe këta nga perëndimi blehen si stabilizues dhe ndihmë për valën e refugjatëve. Thuajse e gjithë Ballkani është në këtë rrugë,” përcjell botasot.info.

Në pyetjen konkrete se për cilin udhëheqës mendonte, ai përgjigjet:

“Merreni presidentin serb Aleksandar Vucic. Ai gjatë viteve 90-të ishte urrejtësi më i ndyrë nacionalist dhe megjithatë ia doli që të paraqitet si stabilizator pro-perëndimor nga shumica e mediave perëndimore.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat