Cila organizatë ekstremiste e ndalur në Serbi, po defilon në Kosovë?

Lajme

Cila organizatë ekstremiste e ndalur në Serbi, po defilon në Kosovë?

Nga: H.O. Më: 29 qershor 2017 Në ora: 00:47
Pjesëtar të organizatës 'Obraz'

Kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi përmes një postimi në Facebook thotë se organizata ekstremiste e ndaluar nga Serbia, defilon në Kosovë.

Kjo organizatë e quajtur “Obraz”, Kelmendi thotë se ishte e pranishme në përvjetorin e betejës së humbur nga Perandoria Osmane që njihet si " Vidovdan".

Kelmendi thotë se partia FJALA nuk respekton organizatat ekstremiste që promovojnë dhunën dhe nxisin urrejtje ndërfetare dhe ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Organizata ekstremiste "Obraz" e ndaluar nga autoritetet e Serbisë, defilon lirshëm në shtetin e Kosovës !

Sot disa qytetarë serb të Kosovës janë mbledhur në Gazimestan për të shënuar përvjetorin e betejës së humbur nga Perandoria Osmane që njihet si " Vidovdan".

Në këtë manifestim, e pranishme ishte edhe organizata ekstremiste "Obraz" e cila është e ndaluar të veproj në Serbi.

Vërtetë pjesëmarrja e kësaj organizate ekstremiste është e papranueshme për shtetin tonë dhe institucionet tona.

Por për çudi, instutucionet tona sot heshtën, heshtën edhe partitë politike dhe liderët politik.

Turp i madh.

Ne si Parti FJALA respektojmë çdo qytetar të Kosovës pavarësisht përkatësisë fetare dhe kombëtare, por nuk respektojmë organizatat ekstremiste që promovojnë dhunën dhe nxisin urrejtje ndërfetare dhe ndërkombëtare.

Njëherit iu bëjmë me dije se Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë, por ka qenë e pushtuar nga Serbia.

Kosova kurrë nuk ka ushtruar gjenocid dhe vrasje të popullatës civile, por ka qenë regjimi i Serbisë ai i cili terrorizoj dhe ushtroj gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Partive politike dhe liderëve politik të Kosovës iu themi se mos u frikësoni të reagoni.

Se heshtja juaj e sotme dëshmon se për karrikën e pushtetit, ju i mbyllni sytë dhe gojën përballë organizatave ekstremiste nga Serbia.

Mos shkelni mbi gjakun e dëshmorëve tanë, por mbroni Kosovën dhe popullin e Kosovës.

Gëzim Kelmendi

Kryetar i Partisë FJALA/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat