Misteri 28 – vjeçar i kësaj fotoje

Lajme

Misteri 28 – vjeçar i kësaj fotoje

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 22:20
Fotografia

Historia pas kësaj fotografie, prej 28 vitesh mbetet mister.

Në të, shfaqet një vajzë dhe një djalë në shtrat, të lidhur nga duart dhe me gojën e mbyllur me ngjitëse të zezë.

Imazhi u zbulua në një parking makinash në Florida, SHBA, në Gusht të 1989 -ës. Menjëherë pas zbulimit të saj autoritetet nisën hetimet për të identifikuar vajzën e re dhe djalin e vogël në foto.

Por policët u përballën me një mision të vështirë, pasi e vetmja e dhënë që kishin ishte një furgon i bardhë pa dritare që ishte parë në vendin e ngjarjes.

Pasi fotografia u bë publike, nëna e Tara Calico ishte një prej personave që iu përgjigj zbulimin tronditës.

Image

Vajza e saj ishte zhdukur 1 vit përpara se policia të zbulonte imazhin në fjalë.

Tara u zhduk në Shtator të 1988 -ës teksa po lëvizte me biçikletë në një rrugë pranë lagjes ku banonte, në New Mexico.

19 – vjeçarja nuk u pa më kurrë, ndërsa disa prej sendeve të saj personale u gjetën përgjatë rrugës ku ishte zhdukur.

Hetimet e policisë zbuluan se filmi i përdorur për të shkrepur foton ishte blerë të njëjtin vit, duke ngjallur kështu shpresa për familjen Calico.

Ata ishin të bindur se vajza në imazh ishte Tara, që do të thoshte se ajo ishte ende gjallë, disa muaj pasi ishte zhdukur.

Policia konkludoi se në foto ishte Tara, por FBI e kundërshtoi këtë përfundim, pasi sipas saj provat nuk ishin të mjaftueshme. Fatkeqësisht, rasti i Calico nuk është zgjidhur ende.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat