Daçiq tregon se çfarë do të bisedojnë Thaçi dhe Vuçiq të hënën

Lajme

Daçiq tregon se çfarë do të bisedojnë Thaçi dhe Vuçiq të hënën

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 13:59
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur për takimin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Vuçiq i cili do të zhvillohet të hënën në Bruksel.

Ministri serb ka thënë në këtë takim do të diskutohet për modalitetet dhe formatin e vazhdimit të dialogut, por që për këtë po pritet formimi i Qeverisë në Kosovë.

“Për vazhdimin e dialogut do të diskutojnë presidenti Vuçiq dhe Thaçi së bashku me Federica Mogherinin. Tema e diskutimit do të jetë për modalitetet dhe formatin e dialogut, por që me siguri duhet të pritet formimi i Qeverisë në Kosovë”, tha Daçiq.

Ministri i jashtëm serb ka akuzuar Kosovën se po tenton të shmanget nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, për çka ka kërkuar edhe reagimin e këtyre të fundit.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian u konfirmua se Federica Mogherini do të zhvillojë një takim me presidentët e Kosovës dhe të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat