Shqiptari sulmon me thikë ushtarin francez

Lajme

Shqiptari sulmon me thikë ushtarin francez

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 20:19
Ilustrim

Një ushtar francez në Montpellier është sulmuar nga një grup shqiptarësh mesnatën e martës.

Media franceze “Metropolitain” shkruan se ushtari u qëllua me thikë nga një refugjat shqiptar, i cili ishte së bashku me 15 refugjatë të tjerë, po nga Shqipëria.

Ushtaraku ishte duke ecur në rrugë dhe po shoqërohej nga një koleg i tij kur ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, miku i tij nuk mundi të ndërhynte pasi ishte bllokuar nga refugjatët e tjerë shqiptarë të cilët e kërcënonin me thikë.

Ata u grabitën nga grupi i të rinjve dhe më pas i plagosuri u dërgua për në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, asnjë arrestim nuk është bërë deri tani dhe as shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat