Adriatik Kelmendi: Ja kush mund të jenë katër pretenduesit për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës nga PAN-i!

Lajme

Adriatik Kelmendi: Ja kush mund të jenë katër pretenduesit për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës nga PAN-i!

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 13:14
Slavko Simiq, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj

E këta pretendues për të udhëhequr punën në qeveri sipas Kelmendit, janë Slavko Simiq, bashkë me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, të cilët në një qeveri eventuale, sipas këtij publicisti do të bëjnë përpjekje maksimale për ta treguar vetveten, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të rrisë numrin e votave për partitë respektive.

“Në vetvete, kjo jodomosdoshmërisht se është një çështje negative, ngase mund të sjellë edhe punë dhe angazhim më të madh të Qeverisë së përbashkët. Por në të njëjtën kohë, mund ta bëjë Qeverinë të udhëhiqet nga një kryeministër formal dhe tre të tjerë joformalë – si një veturë me katër timonierë – gjë që do t’ia bënte të pamundur çuarjen deri në fund mandatit katërvjeçar”, ka thënë ai.

Tutje, Kelmendi ka theksuar se një përbërje e tillë qeverisës me këta figura ambicioze për ta drejtuar Qeverinë e ardhshme do ta bëjë sfiduese qeverisjen Haradinaj.

“Ku konstelacion forcash e ambiciesh do ta bënte veçanërisht sfiduese një qeverisje Haradinaj. Partnerët e koalicionit së paku do të duhej të jenë të sinqertë me vetveten dhe njëri-tjetrin, në mënyrë që ta dinë se këto ambicie do të mundë ose ta forcojnë ose ta dështojnë Qeverinë”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat