Ja sa gra e fëmijë nga Kosova ndodhen në Siri e Irak

Lajme

Ja sa gra e fëmijë nga Kosova ndodhen në Siri e Irak

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:38
Ilustrim

44 gra nga Kosova deri me tani i janë bashkuar grupeve ekstremiste të dhunshme në konfliktet në Siri dhe Irak.

Kjo shifër u bë e ditur në tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me temë për fuqizimin e rolit të gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Poashtu në këtë tryezë u bë e ditur se edhe 37 fëmijë nga vendi ynë janë në zonat e luftës.

Sipas këtyre të dhënave Kosova, radhitet e dyta ne Ballkan pas Bosnjës dhe Hercegovinës, shtet ky që ka 60 gra të përfshira në këto luftëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat