Gjesti i jashtëzakonshëm i shqiptarit nga Rahoveci që ka mahnitur amerikanët në SHBA

Lajme

Gjesti i jashtëzakonshëm i shqiptarit nga Rahoveci që ka mahnitur amerikanët në SHBA

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 09:54
Haxhiu, që për momentin gjendet për një punë sezonale në SHBA, ka bërë një gjest i cili u ka lënë përshtypje shumë të mira amerikanëve

Një qytetar nga Rahoveci, Esheref Haxhiu, që po kryen studimet PhD në Poloni, ka mahnitur disa amerikanë në SHBA.

Haxhiu, që për momentin gjendet për një punë sezonale në SHBA, ka bërë një gjest i cili u ka lënë përshtypje shumë të mira amerikanëve.

"Sot, përderisa isha me fëmijët e mi, pashë një familje me një bebe të vogël, të cilëve aksidentalisht u ra kuleta anash skelave", fillon postimi i Nancy Gorman Arsenault në Facebook.

"Brenda pak sekondash, një kalimtar rasti me biçikletë u ndal, e la anash kafenë e tij, telefonin dhe me të brendshme, pa u menduar dy herë, u hodh në thellësi 6 metra për ta kapur kuletën. Ai notoi në ujë të ftohtë, e gjeti kuletën dhe ua hodhi çiftit!", vazhdon ajo.

"Ai i refuzoi paratë që çifti i ofroi dhe i dha bebes së tyre ato para! Një nga ne bisedoi me të dhe zbuloi se ai është nga Kosova, student i PhD në Poloni, që ka ardhur këtu për vetëm një muaj. Shumë interesante dhe fëmijëve e nënës kjo u la përshtypje të madhe. Andaj, ju prezantojmë me mikun tonë të ri, Esheref Haxhiu!", thotë Nancy.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat