25 vjeçares i refuzohet natyralizimi për shkak se blente në "Aldi" dhe jo në shitoret e fshatit zviceran

Lajme

25 vjeçares i refuzohet natyralizimi për shkak se blente në "Aldi" dhe jo në shitoret e fshatit zviceran

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 korrik 2017 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Funda Yilmaz ka lindur në Zvicër, atje është shkolluar dhe e ka përfunduar studimet. Ajo punonte si arkitekte dhe së shpejti do martohet me një zviceran. Në kushte normale ajo do duhet të kishte pasaportën 100 përqind. Megjithatë 25 vjeçarja nuk disponon pasaportën helvete. Kërkesa e saj për natyralizim ishte refuzuar nga komuna Buch në Zvicër, shkruan “Der Spiegel”.

Në fillim të vitit Funda Yilmaz ishte marrë në pyetje nga një komision i përbërë prej shtatë personash, por që sot këta pyetje janë bërë temë debati jo vetëm në Zvicër por më gjërë, edhe në Gjermani.

Lexo edhe këtë: Fshati zviceran për familjen Halili: Dikur peticion për të qëndruar, tani pesimistë për të mbështetur shtetësinë

Anëtarët e komisionit e kishin lodhur me plot pyetje, mes tjerash edhe absurde. “A merreni me ngjitje malesh?,” – ishte njëra nga pyetjet.

Yilmaz tha se nuk i interesonte ky aktivitet pothuaj nacional zviceran. Dhe kjo është e drejtë e saj, sepse ka plot zviceranë që nuk dalin në ngjitje, ndonëse një shumicë e konsiderueshme e pëlqen këtë aktivitet fizik. Pyetja e radhës e komisionit për kandidaten turke ishte kjo: ku iblini artikuj ushqimorë?

Ajo tha se këtë e bënte në Migros, rrjetin zviceran të dyqaneve, dhe në Aldi, një rrjet tjetër gjerman i shtrirë edhe në Zvicër viteve të fundit. Kjo përgjigje duket se i zemëroi anëtarët e komisionit, sepse Yilmaz nuk e kishte përmendur dyqanin e fshatit. Në pyetjen se ku duhej ta hidhte vajin e vjetër, ajo u përgjigj se këtë nuk e dinte, por do të kërkonte në Google dhe do të gjente adresën.

Pas kësaj interviste komisioni propozoi që në asamblenë komunale, në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë banorët e komunës, kërkesa e Funda Yilmaz të hidhej poshtë me arsyetimin se ajo nuk e ka të qartë ku duhet hedhur mbeturinat dhe nuk i njeh traditat zvicerane.

Kështu kërkesa u hodh poshtë dhe mediat liberale zvicerane filluan një fushatë kritike kundër mendësisë provinciale të zyrtarëve komunalë zviceranë.

Mes tjerash anëtarët e komisionit e pyetën Funda Yilmazin nëse prindërit e saj pajtohen me faktin se i dashuri i saj është zviceran.

Në një letër të shkruar nga dëshpërimi ajo u përpoq të rrëzojë paragjykime e anëtarëve të komisionit duke shkruar: “Nuk kam qenë kurrë në xhami, por disa herë në kishë”.

Refuzimi i saj kishte shpenzime 1500 franga për Funda Yilmaz, ndërsa komisioni e refuzoi edhe për gjëja njohuri të dobta rreth gjeografisë së vendit helvet. Por ajo u përgjigj se “Zvicra është atdheu im” dhe se nuk “njeh vend tjetër”, andaj “kërkon të natyralizohet”. 

Yilmaz nuk dorëzohet dhe shpreson akoma në natyralizim. Një politikan nga Aargauer shikon gjasa të mëdha për një Happy End, shkruajti "Aargauer Zeitung"./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat