Rasim Selamanj ka dhënë dorëheqje, por Mirënjohje shpërndan si Kryetar i Deçanit

Lajme

Rasim Selamanj ka dhënë dorëheqje, por Mirënjohje shpërndan si Kryetar i Deçanit

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:18
Ish-Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj

Ish-Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, po vazhdon të ndajë Mirënjohje në cilësinë e Shefit të Komunës. Këtë e ka bërë kur ia ka dhënë Mirënjohjen për Merlinda (Nexhdet) Qorraj e cila jetonë në Norvegji për suksesin e arritur në shtetin Norvegjez si hendbollist më e mirë në kampionatin e Norvegjisë në moshën e caktuar për vitin 2017 .

Megjithëse në njoftimin pubik, Selamanj ka njoftuar se mirënjohjen e ka ndarë si ish-Kryetar, në Mirënjohjen e dhënë hendobollistes emri i deputetit të AAK’së figuron si Kryetar i Komunës.

“Më ketë rast ish kryetari - Deputeti z.Rasim Selmanaj bashkë më nënkryetarin e komunës z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtor tjerë kanë nda mirënjohje për Merlinda (Nexhdet) Qorraj e cila jetonë në Norvegji për suksesin e arritur në shtetin Norvegjez si hendbollist më e mirë në kampionatin e Norvegjisë në moshën e caktuar për vitin 2017”, thuhet në njoftimin e Selamanajt. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat