Familja panxha mohon vrasjen e dy vëllezërve

Lajme

Familja panxha mohon vrasjen e dy vëllezërve

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 21:57
Haxhi Panxha

Familja, anëtarë të së cilës u arrestuan për vrasjen e dy vëllezërve në Kosuriq të Pejës mohon lidhjen me këtë krim.

Familja Panxha nga Kosuriqi i Pejës, tre anëtarë të së cilës u arrestuan nën dyshimet për vrasjen në mesnatë në pyllin e këtij fshati të vëllezërve Arsim e Ramiz Berisha, mohuan përfshirjen e të arrestuarve në ngjarjen e rëndë të minutave të parë të ditës së sotme.

Sot në mëngjes u arrestuan tre vëllezër me mbiemrin Panxha, ndërsa Haxhi Panxha, vëllai tjetër i të arrestuarve, tregoi si policia hynë në oborrin e shtëpisë.

“Na nuk e dimë veç kur i kemi parë policinë në oborr. Me ata persona kurrë diçka s’kemi pasur,miq i kemi. Sen nuk di ma gat”, tha Panxha./kallxo.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat