As një ditë të pame për vëllezërit e vrarë Berisha, kjo është arsyeja

Lajme

As një ditë të pame për vëllezërit e vrarë Berisha, kjo është arsyeja

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 17:43
Ilustrim

Dy vëllezer të cilët ishin gjetur të vrarë dy ditë me parë në fshatin Kryshec të Pejës sot janë varrosur nga familjarët dhe mijëra qytetar tjerë.

Arsim Berisha, i vrarë kishte 32 vjeç, ndërsa vëllai i tij Ramizi, ishte 27 vjeç dhe i martuar.

Por tragjedia në këtë familje ka nisur që pas lufte ku është vrarë babai i viktimave, dhe në vitin 2006 janë vrarë dy vëllezër të tjerë.

Dyshohet se të gjitha ngjarjet kanë ndodhur për konflikte pronësie.

Sot gjatë varrimit familja njoftoi që nuk do të këtë as një ditë të pame për vëllezërit Berisha, ky vëndim vjen pasi që  tani tek kjo shtëpi jeton vetëm nëna e tyre dhe bashkëshortja e njërit nga të vrarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat