Vrasje për nder: Historia e trishtë pse u masakrua Celine

Lajme

Vrasje për nder: Historia e trishtë pse u masakrua Celine

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 18:08
Celine Dookhran, 19 vjeç, u përdhunua dhe u vra në atë që policia po e klasifikon si ‘vrasje për nder’.

Këto janë fotot e para të një adoleshenteje myslimane indiane, e cila u vra barbarisht në Londër.

Celine Dookhran, 19 vjeç, u përdhunua dhe u vra në atë që policia po e klasifikon si ‘vrasje për nder’.

Mendohet se ajo u masakrua për shkak se kishte nisur të dilte me një mysliman arab.

Pasi e rrëmbyen atë dhe mikeshën e saj, u mbyllën gojën, i përdhunuan dhe në fund u prenë fytin.

Por mikesha e Celine ia doli që të arratiset, pavarësisht se e kishin prerë në fyt.

Celine nuk ia doli.

Mendohet se adoleshentja, që aspironte të bëhej artiste makijazhi, ishte në dush kur e rrëmbyen.

Autori i këtij krimi dyshohet se është Mujahid Arshid, 33 vjeç.

Ai ka dalë në gjyq.

Së bashku me të do të akuzohet edhe Vincent Tappu si bashkëpunëtor në krim.

Në Britani raportohet se ndodhin të paktën 12 ‘vrasje për nder’ çdo vit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat