Takim i Jonuz Musliut me presidentin shqiptar Ilir Metën tremb edhe Rusinë

Lajme

Takim i Jonuz Musliut me presidentin shqiptar Ilir Metën tremb edhe Rusinë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:25
Ilir Meta dhe Jonuz Musliu

Pas një turneu në Ballkanin e “nxehtë” nga vapa e politika e Zv.Presidentit amerikan Michael Pence media ruse ka paralajmërtuar një  “mini-reply të luftës në Ballkan” në këtë udhë duke mos përjashtuar as Luginën e Preshevës.

Media ruse: Të rishikohet marrëveshja  e Dayton-it

Media ka intervistuar një ish-drejtues të lartë të shërbimit famëkeq ushtarak serb KOS, përkatësisht nënkolonelin Ljuban Karan.

Ish-drejtuesi i kundërzbulimit serb thekson se tashmë Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i radhes së luftës.

Nënkoloneli Karan, njeriu që ka punuar gjatë për shërbimin serb dhe që tani duket se është bashkëpunëtor i afërt i rusëve, deklaroi për median serbe se është vetëm fillimi i një konflikti ushtarak që si gjithmonë thotë ai “epilogun do ta ketë me shqiptarët në jug të Serbisë”.

Ilir Meta, presidenti i ri i Republikës, takimet e para si kryetar i shtetit shqiptar priti figurën kryesore të Luginës së Preshevës që tani mediat shqiptare në Tiranë e Prishtinë e konsiderojnë si kryetar i Luginës së Preshevës, Jonuz Musliun, njëherit Këshillit Nacional Shqiptar, ku u përmend “zgjidhja e problemeve në kuadrin e Serbisë” edhe pse vetë Meta e ka thënë këtë në komunikatën zyrtare të Presidencës.

Po pse kush e kishte vënë në diskutim që të diskutohet jashtë Serbisë? Ky veprim i kreut të shtetit shqiptar, siç duket është studiuar me kujdes nga rusët, që kanë bërë analizën e tyre, natyrisht jo kaq lokale por si rajon.

Ish-zyrtari i Kundërzbulimit Shërbimit serb (KOS), Ljuban Karan, në intervistën e tij thotë se “NATO ka një plan për të zotëruar plotësisht Ballkanin, kryesisht për shkak të frikës së ndikimit rus, dhe shembulli më i mirë për këtë është Mali i Zi. Tani po kërkohet futja e Maqedonisë, por problem është si të zotërohet Republika Srpska”.

“Kjo do të sillte një konflikt dhe ndoshta mund të ndërhynte Rusia. Pikërisht për të mbrojtur Ballkanin është vendosur sistemi raketor i NATO-s në Rumani, ndërsa ai i Polonisë është për të mbrojtur sfondin e Europës”, thekson ish-oficeri i lartë i kundërzbulimit serb.

Dhe në analizë radha i vjen “rrezikut shqiptar”. Po ndiqet një recetë të vjetër: kroatët e boshnjakët kanë pretendime territoriale për Republika Srbska-n, kurse shqiptarët për Preshevën. Një Kosovë e pavarur nuk është qëllimi përfundimtar i shqiptarëve, por ata duan Preshevën, të cilën askush nuk mund të marrë pa luftë, ka shkruar ne fund media ruse.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat