Gjuriq kërkon “lirimin e menjëhershëm” të shtetasve serbë e rusë

Lajme

Gjuriq kërkon “lirimin e menjëhershëm” të shtetasve serbë e rusë

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 15:37
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq “e ka dënuar në mënyrën më të rreptë trajtimin që u bërë grupit të qytetarëve të Serbisë e të Rusisë”, të arrestuar në dje në Kosovë.

“Ata duhet të lirohen menjëherë”, ka thënë Gjuriq duke i dënuar ato që ai i ka quajtur përpjekje për keqpërdorim politik të këtij rasti”.

Siç njofton agjencia FoNet, Gjuriq ka thënë se në mesin e të arrestuarve është edhe një shtatzënë dhe një person jomadhor.

Serbia përmes oficerit të vet ndërlidhës në Kosovë dhe në bashkëpunim me rrjetin diplomatik – konsullor të Rusisë u ka ofruar atyre ndihmën e nevojshme juridike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat