Po hanin e po pinin, vdiqën në të njëjtën tryezë – më në fund hidhet dritë mbi vdekjen misterioze të dy miqve

Lajme

Po hanin e po pinin, vdiqën në të njëjtën tryezë – më në fund hidhet dritë mbi vdekjen misterioze të dy miqve

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 06:11
Sipas banorëve lokalë njiheshin se një “çift” që shpesh darkonin bashkë dhe ishin sikurse “babë e bir”.

Kur dy njerëz po gëzonin bashkë një darkë verore me mish të pjekur dhe pije u gjetën të vdekur në Authon-du-Perche, fshati francez u gjend në qendër të asaj që dukej të ishte një vdekje e mistershme.

Siç shkruajnë mediat e huaja, vdekja u duk e mistershme pasi që as trupi i Olivier Boudin, 38, i gjetur shtrirë në shpinë në tokë, ose ai i Lucien Perot, 69 vjeç, i ulur në tryezën e tarracës para pjatës gjysmë të përfunduar, nuk kishin treguar shenja të ndonjë sulmi apo beteje dhe nuk kishte asnjë shenjë të një ndërhyrjeje ose grabitjeje.

Një fqinje që i dalloi ata në orën 6 të mëngjesit kishte supozuar se ata ishin duke fjetur nga efektet e mbrëmjes.

Mirëpo, edhe në mesditë e njëjta grua kuptoi që të dy burrat nuk kishin lëvizur asnjë muskul dhe u përpoq por pa sukses për t’i zgjuar, pasi zbuloi se ata veçse ishin të vdekur.

Dhe vdekja e tyre e tillë e menjëhershme kishte mbetur mister deri së fundmi, kur po pretendohet se me të vërtetë ata kishin vdekur, jo nga ndonjë sulm.

Mjekët kanë sugjeruar se njeriu më i moshuar, i cili kishte më shumë se 2.4g/l alkool në gjakun e tij, ishte mbytur pasi përpiqej të gëlltiste një copë brumi prej 44g pa e përtypur siç duhet, pasi thuhet se kishte disa dhëmbë që mungonin.

Ata gjithashtu kanë sugjeruar se më i riu, i cili kishte një gjendje gjenetike problematike, kishte një atak në zemër kur kishte parë shokun e tij duke vdekur.

Ata, sipas banorëve lokalë njiheshin se një “çift” që shpesh darkonin bashkë dhe ishin sikurse “babë e bir”.

“Ata nuk kishin armiq dhe kishin jetuar një jetë të thjeshtë. Ata sigurisht që nuk ishin njerëz që duhen marrë nga mafia”, ka thënë një fqinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat