‘Kam fat që s’kam qenë shok me Hashim Thaçin, as nuk ia kam dëgjuar urdhërat me vra shqiptarë”

Lajme

‘Kam fat që s’kam qenë shok me Hashim Thaçin, as nuk ia kam dëgjuar urdhërat me vra shqiptarë”

Nga: Bota sot Më: 11 gusht 2017 Në ora: 22:42
Në këtë foto shihet, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi dhe dy ushtarë të tjerë të UÇK-së, që nuk kemi arritur t’i identifikojmë.

Ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është një ndër personat më kritikë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kësaj radhe ish anëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari shkruan në Facebook se është më fat që nuk ka qenë shok me presidentin në kohën e luftës, dhe madje që nuk ka dëgjuar urdhërat e tij dhe të tjerëve për të vrarë shqiptarë.

“Kam shumë fat që kurrë në jetë s’kam qenë shok me Hashim Thaçin dhe kurrë as urdhërat e çeroditura (me vra shqiptar ) as atij dhe askujt nuk ja kam dëgjuar”, shkruan Miftari në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat