Zbulohen 91 vullkane nënujore në Antarktidë

Lajme

Zbulohen 91 vullkane nënujore në Antarktidë

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 11:33
ilustrim

Rajoni më i madh vullkanik në Tokë është zbuluar poshtë shtresës së akullt që mbulon Antarktidën.

Shkencëtarët kanë zbuluar 91 vullkane të reja të fshehura nën akujt. Ata variojnë në disa metra lartësi, nga 100 metra deri në 3850 m. Gjeologët thonë se vargu ka ngjashmëri me kreshtën vullkanike në lindje të Afrikës, ku mendohej se ishte përqëndrimi më i dendur i vullkaneve në botë.

Është ende e paqartë nëse vullkanet e Antarktidës janë aktivë apo jo. Nëse akulli zbutet kur ngrohet klima, mendohet se aktiviteti vullkanik në atë zonë mund të rritet. Ky studim u krye nga studiues të Universitetit të Edinburgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat